Scène III
SKENA III
BARTHOLO, ROSINE
BARTOLO, ROZINA.
(La jalousie du premier étage s'ouvre, Bartholo et Rosine se mettent à la fenêtre)
(Dritarja e katit të parë hapet, del Bartoloja dhe Rozina)
ROSINE. Comme le grand air fait plaisir à respirer !... Cette jalousie s'ouvre si rarement...
ROZINA- Sa më pëlqen të thith ajër të pastër!...kjo dritare hapet shumë rrallë...
BARTHOLO. Quel papier tenez-vous là ?
BARTOLO - Ç’është kjo letër që mbani në dorë?
ROSINE. Ce sont des couplets de “La Précaution inutile”, que mon maître à chanter m'a donnés hier.
ROZINA – Janë disa vargje nga “të marrësh masa të kota” që mësuesi im i muzikës m’i dha dje.
BARTHOLO. Qu'est-ce que “La Précaution inutile” ?
BARTOLO – Çfar është kjo “të marrësh masa të kota”
ROSINE. C'est une comédie nouvelle.
ROZINA - Është një komedi e re.
BARTHOLO. Quelque drame encore ! Quelque sottise d'un nouveau genre ! Siècle barbare !...
BARTOLO - Mos jetë ndonjë dramë, ndonjë marrëzi tjetër. Ky shekull barbar!....
ROSINE. Vous injuriez toujours notre pauvre siècle.
ROZINA - Gjithnjë flisni keq për shekullin tonë.
BARTHOLO. Qu'a-t-il produit pour qu'on le loue ? Sottises de toute espèce: la liberté de penser, l'attraction, l'électricité, le tolérantisme, l'inoculation, le quinquina, l'Encyclopédie, et les drames...
BARTOLO - Po ç’ka nxjerrë në shesh që ta lëvdojmë? Gjithfarë marrzirash: lirinë e mendimit, magnetizimin, elektricitetin, tolerancën, vaksinimin kundër lisë, kininën, enciklopedinë, dramat...
ROSINE. (Le papier lui échappe et tombe dans la rue.) Ah ! Ma chanson ! Ma chanson est tombée ; courez, courez donc, Monsieur ! Ma chanson, elle sera perdue !
ROZINA – (letra i shpëton nga duart dhe i bie në rrugë) – Oiiii! Kënga! Më ra kënga, rendni, rendni shpejt, zotëri. Ohi, kënga! Do të më humbasë!
(BARTHOLO quitte le balcon).
(BARTOLO largohet nga ballkoni)
ROSINE,( regarde en dedans et fait signe dans la rue). St, st! (Le Comte paraît.) Ramassez vite et sauvez-vous. (Le Comte ne fait qu'un saut, ramasse le papier et rentre.)
ROZINA – (Rozina shikon që përbrenda dhe bën shenjë në rrugë) Shët, shët! (shfaqet Konti). Merreni shpejt dhe largohuni. (Konti turret, rrëmben letrën dhe fshihet).
BARTHOLO, (sort de la maison et cherche). Où donc est-il ? Je ne vois rien.
BARTOLO (del jashtë dhe kërkon) - Ku të jetë vallë? S’po e shoh asgjëkundi.
ROSINE. Sous le balcon, au pied du mur.
ROZINA - Nën ballkon, rrëzë murit.
BARTHOLO. Il est donc passé quelqu'un ?
BARTOLO - Mos kaloi ndonjë njeri këndej?
ROSINE. Je n'ai vu personne.
ROZINA - S’pashë njeri.
BARTHOLO, (à lui-même). Bartholo, vous n'êtes qu'un sot, mon ami : ceci doit vous apprendre à ne jamais ouvrir de jalousies sur la rue.(Il rentre).
BARTOLO ,(flet me vete) – Bartolo, ti je një budalla mik i dashur! Pësimi të të bëhet mësim dhe, tjetër herë, të mos i çelësh grilat nga ana e rrugës.(Ai kthehet)
ROSINE, (toujours au balcon). Mon excuse est dans mon malheur : seule, enfermée, en butte à la persécution d'un homme odieux, est-ce un crime de tenter à sortir d'esclavage ?
ROZINA ,(qëndron në ballkon) - Fajin e ka fatkeqsia ime: e vetme, mbyllur brenda katër mureve, e ndjekur nga një njeri i urryer, që s’më lë të qetë, a bëj ndonjë krim në qoftë se dua të çlirohem nga skllavëria?
(Bartolo fillon te shtyje shkallen, derisa Rozina zhduket pas ballkonit te mbyllur)